Ora News - Aksi nacional Fushë Krujë-Krujë, i degraduar plotësisht
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rruga nacionale Fushë Krujë-Krujë është në gjendje tërësisht të degraduar thuajse në të gjithë gjatësinë e saj.

Kjo është rruga e vetme që lidh qytetin historik e turistik me pjesën tjetër të vendit, por gjendja e saj nuk i përgjigjet rëndësisë që ka.

Këtu kalojnë çdo vit mijëra e mijëra turistë që vizitojnë kalanë dhe Muzeun e Heroit Tonë Kombëtar, dhe kjo është imazhi i parë që ata marrin.

Pluhuri të shoqëron në ditët me diell, ndërsa balta sundon gjatë muajve me reshje.

Banor: Na captoi, na bëri për ibret. Më s'kandal nuk ka më.

Rruga është rikonstruktuar rreth 5 vjet më parë, por ajo u dëmtua shpejt dhe sot një korsi thuajse është e paqarkullueshme për shkak të dëmtimit.

Ndaj të gjitha mjetet tentojnë të lëvizin vetëm në një korsi, duke u shndërruar shpesh herë në shkak për aksidente.

Në bashkinë e Krujës, thonë se ndërhyrja është përgjegjësi e Autoritetit Kombëtar të Rrugëve, ndërsa ata që lëvizin çdo ditë në këtë aks nuk duan të dinë shumë për kompetencat por kërkojnë që ti jepet fund kësaj situate sa më parë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aksi-nacional-fushe-kruje-kruje-i-degraduar-plotesisht
Recommended