Ora News- Pushime dhe siguri! Mbi 1 mijë efektivë angazhohen për sezonin turistik

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Flukset e turistëve sa vijnë e shtohen dhe bregdeti shqiptar nga viti në vit sa vjen e mbipopullohet nga mijëra pushues vendas e të juaj. Një numër i madh shqiptarësh, këtej e andej kufijve, preferojnë vendin e tyre ashtu si mjaft të huaj nga viti në vit vendosin të vijnë në Shqipëri ku gjejnë klimën bregdetare por edhe atë malore. Tabloidet prestigjoze kanë bërë thirje të zbulohet Shqipëria jo vetëm për çmimet e lira, por edhe për bukuritë e veçanta natyrore që ofron. Rritja e shifrave të turistëve dhe arkëtimi i miliona eurove gjatë këtij sezoni ngre një pyetje: Sa siguri ofrohet për pushuesit? Nga muajt e parë kur rrezet e diellit ngrohën ujin e kripur të Jonit dhe Adriatikut kanë humbur jetën më pak se 10 pushues, dhe vijon të ngrihet me zë të lartë problematika e mungesë së vrojtuesve në plazhe. Por jo vetëm kaq. Në lokalet e natës janë evidentuar që lëvizin persona me armë. Ditë më parë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mblodhi prefektët, dhe kërkoi koordinimin e punëve.

Vartësi i tij, kryepolici i Shqipërisë, Ardi Veliu, duket se ka vendosur që të nisë nga problematika e viteve të kaluara duke vendosur disiplinimin e motorëve të ujit.

Dhe policia nisi menjëherë kontrollet për mjetet ujore.

Për të qenë sa më të sigurtë, efektivët e policisë kanë formuar korridorin e sigurisë, sipas standarteve të të gjitha vendeve me zonë bregdetare.

Kërkesat dhe këshillat nuk mungojnë në asnjë çast.

Zv/drejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, i mëshon bashkëpunimit me pushtetin vendor.

Bashkëpunim me fqinjët është vendosur gjithashtu të jetë një tjetër masë që synon të përballojë flukset në pikat doganore. Mbi 1 mijë efektivë të policisë janë të angazhuar vetëm për sezonin turistik.

Dhe për të siguruar kufirin, vetë Ministri Xhafaj vizitoi pikën e kalimit të Muriqanit, ku jo vetëm për kalimin e paligjshëm të kufirit, por u interesua edhe për masat që janë marrë përsa i përket këtij sezoni turistik. E para që ofroi bashkëpunim për patrullimet e përbashkëta të policisë rrugore, ishte policia e Kosovës që mori gjithashtu si përgjigje gatishmërinë e njëjtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pushime-dhe-siguri-mbi-1-mije-efektive-angazhohen-sezonin-turistik

Recommended