Ora News- Tatimorët kontrolle subjekteve në bregdet, 49% e bizneseve me shkelje

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm në dy javë aksion të fokusuar në bregdet administrata tatimore ka konstatuar 49% të subjekteve me shkelje. Efekti financiar nga këto shkelje vlerësohet 30.4 mln lekë ndërsa numri më i lartë i penaliteve është vendosur për kuponin tatimor.

Gjysma e bizneseve që operojnë në zonën e bregdetit janë konsatuar me shkelje përsa i përket lëshimit të kuponëve tatimore. Përgjatë dy javëve inspektorët kanë ushtruar konroll në 1700 subjekte ku ka rezultuar se 49 % e subjekteve shkelin ligjin.

Gjatë këtij operacioni ndaj tyre janë vendosur gjoba që shkojnë në 30 .4 mln lekë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve penalitet për moslëshimin e kuponit tatimor zënë rreth 22% të totalit.

Tre subjekte rezultuan se ishin ndëshkuar edhe më parë për këtë shkelje, ndaj për ta u vendos masa e mbylljes së aktivitetit. Rezultoi se 54 subjekte ishin të paregjistruar në organin tatimor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tatimoret-kontrolle-subjekteve-ne-bregdet-49-e-bizneseve-me-shkelje

Recommended