Report Tv - Lufta për bukën e gojës i merr jetën 27-vjeçarit në Laç, plagoset rëndë një tjetër

  • 6 years ago
Një person humbi jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë, teksa ishin duke nxjerrë skrap. Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës në ndërtesën e ish-Uzinës së superfosfatit në Laç. Sipas të dhënave të para, mësohet se një pjesë e ndërtesës u shemb dhe i zuri poshtë kërkuesit e skrapit.

Viktima është Drilon Lamaj, 27 vjeç, kurse i plagosur mbeti Dashamir Hajha, 28 vjeç, që të dy banues në Shullaz të Kurbinit. 27-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t?ju mbijetojë plagëve të marra, ndërsa i plagosuri mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sipas dëshmitarëve, para se të ndodhte ngjarja dy personat po shembnin betonin për të marrë hekurin e goditës, kur kanë rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

Kanë qenë banorët të zonës të cilët që ndodheshin aty,të cilët kanë njoftuar menjëherë autombulancën dhe policinë. Policia po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë. Kushtet e vështira ekonomike i kishin detyruar dy të rinjtë që të kërkonin skrap tek ish-Uzina thuajse çdo ditë, duke injoruar rrezikun që ju kanosej.

Në godinën e ish-Uzinës së Laçit çdo ditë ka njerëz në kërkim të skrapit. Aksidente të tilla aty ka pasur edhe më parë në këtë zonë. Në vitin 2013-të një 14-vjeçar humbi jetën, teksa po kërkonte për skrap, ndërsa autoritet vijojnë të heshtin duke mos marrë asnjë masë për të frenuar këtë fenomen mjaft të rrezikshëm.

Recommended