Ora News- Veliaj: Kemi nevojë edhe për një teatër të ri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ceremoni festive me muzikë dhe një panair me punime artizanati-për të treguar jo vetëm që pazari i ri është shndërruar në desitancion për turistët dhe vizitorët por edhe për ti njohur me etnografinë dhe produktet tona artizanale, si provuese të vlerave tona kombëtare.

Pazari i Ri u vlerësua para disa ditësh në Londër me çmimin si "Projekti rinovues më i mirë i vitit" për Europën ndaj kryetari i bashkisë Erion Veliaj, dhe bashkëdrejtuesin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimitn Martin Mata ishin pjesë e aktivitetet kulturor.

Veliaj: Jo vetëm në Shqipëri, por kudo, kur bëhen gjëra të reja gjithmonë ka rezistencë, hezitim, dyshime, ka njerëz që janë skeptikë, cinikë, që thonë: Se ky vend nuk bëhet me këta njerëz. Pyetja është: Nëse nuk bëhet ky vend, cili vend u bëka? Nëse nuk e bëjmë ne këtë vend, s?ka kush e bën tjetër. Ndaj, dua që t?u japim një duartrokitje atyre që e kanë bërë këtë vend: që nga tregtarët, banorët që kujdesen, pastruesit, policët, artistët dhe artizanët që na janë bashkuar sot.

Kur ligji për teatrin po pret firmën ose refuzimin e Presidentit Meta, Veliaj solli edhe një herë në vëmendje të artistëve, qytetarëve që janë shprehur skeptik se godina do të shndërrohet në produktin më të bukur dhe më cilësore, sic e meriton një qytet që po transformohet- tha ai.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-kemi-nevoje-edhe-nje-teater-te-ri

Recommended