Ora News- Kapet heroinë e kokainë, 7 të arrestuar në Korçë, Vlorë e Sarandë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Korçës finalizoi këtë të enjte një operacion antidrogë gjatë të cilit burimet thanë se u sekuestrua rreth gjysmë kilogrami heroinë. Lënda e fortë narkotike u zbulua në një dyqan celularësh që besohet se shërbente si bazë e trafikut të drogës së fortë. Në pranga raportohet se u vunë katër persona. Ndërkohë tre shpërndarës të heroinës e kokainës janë arrestuar nga Policia e Vlorës dhe Sarandës.

Rreth gjysmë kilogrami heroinë është sekuestruar këtë të enjte në Korçë në një aksion blic të sektorit të Antidrogës që sipas burimeve vuri në pranga 4 persona.

Droga u kap në një dyqan tregtimi e servisi celularësh që dyshohet se funksiononte si bazë e shpërndarjes së drogërave të forta në qytetin juglindor.

Policia ende nuk ka dhënë asnjë detaj mbi operacionin, por burime të besueshme thanë se në pranga kanë rënë tre persona të përfshirë direkt në trafik dhe një blerës, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur për shkak të veprimeve hetimore që janë në vijim.

Policia e ka mbajtur në fshehtësi të plotë kryerjen e këtij operacioni, duke ja besuar goditjen vetëm një grupi të vogël efektivësh nga sektori i luftës kundër narkotikëve.

Ndërkohë 59 doza heroinë, 23 doza kokainë u sekuestruan në dy operacione të ndryshme të finalizuar nga Policia e Vlorës dhe ajo e Sarandës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kapen-me-heroine-e-kokaine-3-te-arrestuar-ne-sarande-e-vlore
Recommended