Cifti humb jeten nga gazi ne banese

  • 6 years ago
Vasil Liçi 65 vjeç dhe bashkëshortja e tij Sabrie Liçi 61 vjeç u gjetën të vdekur pas shpërthimit të zjarrit që u provokua nga një bombël gazi.

Për çiftin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Sipas policisë, ata janë gjetur të vdekur nga nipi i tyre i cili ka hyrë nga dritarja, por pa mundur të shpëtojë. Sipas banorëve, prej disa kohësh Sabrie Liçi kishte probleme me shëndetin, ndërsa bashkëshorti momente depresive.

?Ne i kemi njohur për njerëz jashtëzakonisht të mirë. Edhe vetë i ndjeri edhe e shoqja. E shoqja ka qenë e sëmurë?. ?Ka qenë i respektuar si e shoqja dhe vetë. Se nga erdhi një Zot e di?.

Ende mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje. Sipas grupit hetimor, paraprakisht mendohet se shkak i shpërthimit të zjarrit është bërë bombola e gazit që është çmontuar qëllimisht nga kryefamiljari dhe më pas i është vënë flaka.

Recommended