Report Tv - Trump emëron ambasadore të re të SHBA në Shqipëri, njohësen e mirë të Rusisë

  • 6 years ago
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka propozuar ambasadoren e re të Amerikës në Tiranë pas largimit të Donald Lu, të cilit i mbaroi mandati. Trump ka propozuar Kathleen Ann Kavalec ambasadore të SHBA në Shqipëri. Propozimi i ka kaluar Senatit për miratim para se Kavalec të zyrtarizohet në Tiranë.

Zonja Kavalec aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me mbi tre dekada përvojë si diplomate.

Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve të Rusisë, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA në UNESCO në Paris, Zëvendës Koordinatore e Ndihmës në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtimin dhe Stabilizimin.

Zonja Kavalec ka mbaruar Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe ka një master nga Universiteti Georgetown. Flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.

Recommended