Ora News- Peticion për Teatrin, Vokshi: Do të ndërtohen 3 kulla, Meta ta pengojë shembjen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aleanca për Teatrin ka nisur mbledhjen e firmave për një peticionin ku i kërkohet Presidentit Meta që të mos e kalojë ligjin për Teatrin pas miratimit të mazhorancës në Parlament. Pas takimit me disa artistë dy deputetet e PD, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi kanë firmosur peticionin kundër shembjes së Teatrit. Demokratët theksuan se kompanisë private do t?i jepen 8 mijë metra katrorë nga trualli i Teatrit dhe mbi këtë truall do të ndërtohen 3 kulla.

Vokshi: Janë rreth 8 mijë metra katrorë të cilat Edi Rama me këtë akt antiligjor, antikushtetues dhe për të mos thënë të pamoralshëm do t'ia japë kompanisë për të ngritur 6 kulla të larta, 3 prej të cilave janë në territorin që i përket Teatrit Kombëtar.

Vokshi u shpreh se PD do të bëjë gjithçka që qeveria të tërhiqet nga projektligji për shembjen e Teatrit, por nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë deputetja demokrate i kërkoj Metës që të mos e mos i hapë rrugë këtij akti antikushtetues.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/peticion-teatrin-vokshi-do-te-ndertohen-3-kulla-meta-ta-pengoje-shembjen

Recommended