Hapja e negociatave/ Kryetari i Kuvendit, Ruçi: KE kërkon funksionimin e SPAK dhe Byrosë
  • 6 years ago
Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, foli për hapjen e negociatave të Shqipërisë si dhe vendimet e Këshillit Europian që duhet të ndjekë Shqipëria në përmbushjen dhe ecurinë e këtij procesi. Ruçi deklaroi se Këshilli Europian kërkon funksionimin e SPAK dhe Byrosë. Po ashtu kryetari i Kuvendit u shpreh se tashmë kemi një kalendar të qartë për negociatat.

Vendosa të zhvillojmë këtë bashkëbisedim për të shprehur vlerësimet dhe për të parashtruar sfidat e Kuvendit gjatë fazës përgatitore të hapjes së negociatave. Mbledhja e Këshillit të Bashkimit Europian e datës 26 qershor, trajtoi çështjet që lidhen me politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe Procesin e Stabilizim Asociimit dhe vendosi hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë në qershor 2019. Ky qëndrim u miratua edhe nga Këshilli Europian i datës 28-29 qershor 2018.

Si Kryetar i Kuvendit, përgëzoj Qeverinë për suksesin e shumëpritur e të merituar dhe uroj të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen për këtë arritje të Shqipërisë sonë. Si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë shpreh vlerësimin e mirënjohjen për kontributin europaist të të gjithë paraardhësve që kanë shërbyer në këtë detyrë fisnike: Kastriot Islami, Pjetër Arbnori, Skënder Gjinushi, Namik Dokle, Servet Pëllumbi, Jozefina Topalli dhe Ilir Meta.

Krijimi i Këshillit filloi punën përgatitore për hapjen e negociatave. Këshilli vendosi që Shqipëria të bëjë para në hapat e saj për t?u futur në familjen e madhe evropiane. Këshilli vlerëson reformat e e ndërmarra. dhe kërkon funksionimin e SPAK dhe byrosë. Këto hapa do të na përfaqësojnë, vendimi për hapjen e negociatave në Qershor 2019 është një arritje shumë e madhe. Ajo që mbetet është data e negociatave, siç ka qenë në kalendarin evropian.
Recommended