Vucic: Referendum per Kosoven

  • 6 years ago
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar gjatë ushtrimeve ushtarake dhe policore të forcave serbe, se zgjidhja për Kosovën nuk është e lehtë, por vendimet e tilla do të shqyrtohen para popullit me referendum. Ai ka thënë se zgjidhjen nuk e sheh shumë shpejt, por bisedimet janë të rëndësishme. Deri më tani nuk i ka konfirmuar popullit idenë për zgjidhje.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë : "Ne duhet të arrijmë tek një plan që do të thotë dicka për serbët dhe nuk nënshtron Serbinë dhe që do të tregonte se mund të vijmë deri tek kompromisi me shqiptarët. Por, në këto momente nuk kemi një gjë të tillë. Në momentin që do të duket kompromisi do të kemi referendum?.

Recommended