Gati paketa fiskale per agroturizmin

  • 6 years ago
Qeveria pritet të kalojë së shpejti paketën fiskale për nxitjen e agroturizmit. Nga Gjirokastra, teksa pa nga afër se si funksionon një fermë kalërimi ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi shpjegoi lehtësirat fiskale shtesë për bizneset agroturistike duke ftuar të gjithë ata që zhvillojnë këtë lloj turizmi të aplikojnë dhe të përfitojnë nga paketa fiskale.

?Ne kemi një paketë fiskale e cila do të kalojë së shpejti në qeveri dhe që do të kërkojë që për agroturizmin ne të kemi një reduktim të sistemit të taksave për t?i nxitur ata që të ecin sa më shumë përpara, por më shumë se kaq ne na duhet që të kemi për turistët edhe alternativa të tjera. Është në fakt kjo e gjithë politika që ne po ndërtojmë që pasi bëmë Rilindjen Urbane në qytet, ne të zhvillojmë rilindjen rurale duke ndërtuar pole të zhvillimit të zonave tona rurale ku kemi të kombinuara bukuritë e natyrës por edhe prodhimet e vendit dhe argëtimet për turistët?.

Ministri Klosi vizitoi gjithashtu një nga bizneset agroturistike në Lunxhëri ku aktualisht qëndrojnë 10 turistë të huaj nga Australia, Franca dhe Holanda.