Alket Hyseni në Report TV: Grupet kriminale në Europë tentojnë që të pastrojnë paratë në Shqipëri

  • 6 years ago
Sekuestrimi i 3.4 milionë eurove të dielën në Durrës në dy makina të ardhura nga Gjermania është kthyer në kryefjalë të ditës në Shqipëri. Ish-drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni, sot deputet i PS ishte i ftuar në studion e Report Tv. Ai u shpreh se grupet kriminale në vende të ndryshme në Europë tentojnë që të pastrojnë paratë në Shqipëri përmes investimeve dhe blerjes së pronave të paluajtshme, por vitet e fundit ka pasur disa goditje.

Kjo është skemë e mirëfilltë e grupeve kriminale. Janë monitoruar disa grupe kriminale në Angli, por edhe në vende të tjera, ndërsa përpiqen që të pastrojnë paratë në Shqipëri. Në katër vite janë bllokuar aseste kriminale 10 herë më shumë. Institucioni që kam drejtuar, më pak se 8 muaj ka pasur rezultatet shumë të mirë, ka qenë bllokuar 36 mln euro asete, katër herë më shumë nga krijim i këtij institucioni.

Alket Hyseni
Po ku do të shkojnë 3.4 mln eurot e sekuestruara nëse në fund të procesit do të vërtetohet se janë nga bota a krimit?

Ato përbëjnë elementin e provës, do të mbahen të sekuestruara, në fund do të konfiskohen dhe do të kalojnë për të mira publike. Asetet vihen pastaj në dispozicion të nevojave publike, mund të përdoren për bërjen e rrugëve, ujësjellësave apo veprave të tjera.

Recommended