Report Tv - Emri i porositësit të makinave ‘Toyota’, ku u gjetën 3.4 milionë euro

  • 6 years ago
Report TV zbardh ekskluzivisht emrin e porositësit të makinave Toyota Auris në të cilat u sekuestruan 3. 4 milionë euro. Sipas dokumenteve doganore që Report Tv ka siguruar Alban Mollaymeri rezulton si porositësi në Tiranë i 7 makinave në dy prej të cilave u gjetën edhe eurot.

Ndryshe nga sa u pretendua dje se makinat ishin porositur nga një biznesmen kosovar, rezulton se ato janë të porositura nga Alban Mollaymeri, pronari i një servisi makinash modest në zonën e bregut të lumit në Tiranë.

Gjithashtu, mësohet se origjina e makinave ka qenë Gjermania dhe jo Belgjika. Rezulton se makinat janë blerë në Gjermani në një koncesionar që administrohet nga një shtetas shqiptar. Nga dokumentet siguruar nga gazetarët tanë rezulton një biznes me një xhiro vjetore 100 mijë euro.

Recommended