Thaçi – Vuçiç takim në Bruksel - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur në Bruksel takimi në nivel presidentësh për fazën përfundimtare të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, të thirrur nga përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Federika Mogherini.



Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç, po diskutojnë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve.



Tema e diskutimit është konfirmuar edhe nga përfaqësuesja e lartë e BE-së para pak takimit trelateral me anë të një postimi në twitter ku shkruan: Dialogu i lehtësuar nga BE: Federica Mogherini takohet me presidentët Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi për të diskutuar normalizimin e plotë të marrëdhënieve.



Takimi në Bruksel është cilësuar si faza e fundit e dialogut, nga i cili Kosova pret që të arrihet një marrëveshje që do t?i sigurojë asaj një karrige në OKB.



Nga ana tjetër presidenti Thaçi ka njoftuar para pak ditësh se një nga temat në takim do të jetë edhe demarkacioni me Serbinë. Ai është zotuar se Kosova dëshiron një zgjidhje përfundimtare me Serbinë e cila do të përfundojë me njohjen reciproke të të dy vendeve, por nga ana tjetër, nuk do të lejojë të cenohet asnjë centimetër i territorit të Kosovës.

Recommended