Rudina/ Gena flet per bashkeshorten: Lorena eshte krahu im i djathte (22.06.2018)

  • 6 years ago
Ai është një artist që numëron rreth 25 vite në skenë, por kryesisht atë e kemi parë të performojë në koncertet ?live? që janë pika e tij më e fortë.

Briken Lito i njohur me emrin e artit si Gena, është një ndër artistët e vetëm që lundron në shumë rryma muzikore si popullore, baladë apo pop-folk.

Por së fundmi, ai ka ardhur për fansat e tij me një bashkëpunim me reperin e njohur nga Kosova, Skivin, me këngën ?Kijamet?.

I ftuar sot në studion e ?Rudina? në Tv Klan ai po ashtu foli edhe për familjen.

Këngëtari tregoi historinë e dashurisë me bashkëshorten e tij Lorena me të cilën është prej 10 vitesh i martuar.

?Mendoj se Lorena është krahu im i djathtë. Më mbështet shumë dhe është ajo që më plotëson. Ajo më kuron dhe unë e ndjej veten me fat që kam një bashkëshorte si Lorena. Po flas në aspektin e bashkëshortes sepse në aspektin profesional ajo është shumë kërkuese. Ne jemi dy botë të kundërta, ajo i shikon ftohtë gjërat, ndërsa unë emocionalisht, por them që plusi dhe minusi rrinë mirë me njëri-tjetrin. Unë dhe Lorena jemi njohur në një lokal para rreth 11 vitesh dhe që atëherë jemi bashkë. Nuk ishte dashuri me shikim të parë, por ne u njohëm gradualisht dhe ajo kishte disa vlera që nuk i kishin femrat e tjera. Një mashkull duhet të niset nga vlerat dhe jo t'i vërë prioritet bukurisë dhe pamjes së jashtme. Lorena është edhe menaxherja ime dhe e bën më së miri këtë punë. Ajo është rritur në Greqi dhe kur jemi njohur bashkë sapo kishte ardhur në Shqipëri për të marë një vizë. Siç duket edhe asaj i pëlqeu zëri im. Unë jam njeri që shikoj punën time dhe s?më pëlqen të rri lokaleve dhe të gjuaj femra. Lorena për mua është fisnike dhe i ka të gjitha gjërat që kërkon një mashkull?, tha Gena.

Recommended