Ora News - Shkatërrohet grupi italo-shqiptar, kapen 43 kg kokainë mijëra euro cash

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Operacioni i koduar "Bellezza" (Bukuria) i policisë finaciare italiane ka çuar në sekuestrimin e rreth 43 kg kokainë e të 233.950 mijë euro cash.
Në pranga janë vënë 8 trafikantë droge, 7 shqiptarë dhe 1 italian, të gjithë banues në rajonin e Lombardisë.
Hetimet kanë nisur pas arrestimit të pak kohëve më parë të 7 trafikantëve droge.
Përgjimet telefonike e ambientale zbardhën se ky grup trafikantësh tranpsortonte kokainë nga Europa Veriore drejt Italisë Droga trafikohej në të gjithë territorin e rajonit të Lombardisë e në krye të këtij grupi kriminal qëndonte një shqiptar banues në komunën Cassano Magnago i papunë, i cili mbante kontaktet me furnizuesit e kokainës.

Kokainë transportohej me anë të automjeteve të modifikuara me funde të dyfishta. Sapo mbërrinte në territorin italian droga magazinohej në një banesë në komunën Castiglione Olona.
Në banesën e dy vëllezërve shqiptarë në komunën Inverigo të Komos, financ italiane ka sekuestruar dhe 233.950 mijë euro cash.

Nën sekuestrim janë vënë dhe 3 automjete të përdorura për trafikimin e kokainës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkaterrohet-grupi-italo-shqiptar-kapen-43-kg-kokaine-mijera-euro-cash

Recommended