Kreu i Shërbimit Zjarrfikës: Teatri s’mbrohet dot nga zjarri, të dalë jashtë funksionit

  • 6 years ago
Shkëlqim Goxhaj, kreu i Shërbimit Zjarrfikës ka thënë se teatri nuk përmbush asnjë nga kushtet për të vijuar punën, pasi nuk mund të mbrohet nga zjarri.

Rezervat ujore dhe pompat e furnizimit me ujë mungojnë. Sistemi i diktim sinjalizimit dhe shpëtimit nga zjarri mungon. Sistemi elektrik është jashtë kushteve teknike. Një shkëndijë elektrike mund të shkaktojë zjarr në gjithë godinën. Daljet e emergjencës thuajse mungojnë fare. Duhen minimalisht 6 dalje emergjente ndërkohë që funksionojnë një ose dy. Tavanet e objektit janë të pasigurta e të çara për qëndrimin e spektatorëve. Rrugët e kalimit janë jashtë kushteve teknike.

Recommended