Tabaku: Rama i dha mikut të tij Idrizi, pronësinë e kompanisë Air Albania në mënyrë korruptive

  • 6 years ago
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh. Jorida Tabaku shprehet se kompania fantazmë është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore.

Me vendimin numër 309 datë 16 maj 2018 firmosur nga kryeministri Edi Rama është krijuar ?Air Albania? e cila ka si aksionerë Albcontrol SHa, Turkish Airlines dhe MDN Investment me pronar Sinan Idrizin. Kompania MDN Investment u krijua sipas të dhënave në QKR më 3 Maj 2018 me seli në Vlorë me administrator dhe ortak të vetëm Idrizin. Sinan Idrizi është biznesmen nga Vlora. Ai ka biznese përveç Shqipërisë edhe në Turqi, ndërsa bashkëpunon me kompaninë Atlas Global. Ndërkohë që vetë qeveria turke do të financojë sipas premtimeve aeroportin e Vlorës. Idrizi është President i ekipit të futbollit të Flamurtarit.

Recommended