Kush vjen per dreke/ Perballja Berisha-Efendia, kush ishte pjata me e mire (14.06.2018)

  • 6 years ago
Grimierja Elda Berisha dhe gazetari i njohur nga Kosova, Gent Efendia ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Berisha tha se nuk ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe se nuk është një ndër pasionet e saj. Por sot kishte zgjedhur të përgatisë një ëmbëlsirë me biskota, niseshte dhe luleshtrydhe.
Ndërkohë Efendia kishte zgjedhur të përgatisë spageti me brokoli, ton dhe avokado. Në fund të emisionit të dy të ftuarit provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e grimieres Berisha.