Report Tv - Vangjush Dako në ‘Repolitix’: Basha më sulmon se Durrësi u kthye bastion i PS

  • 6 years ago
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Repolitix? të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv. Dako foli për turizmin, projektet e reja, akuzat nga opozita, por edhe mundësinë e rikandidimit për një mandat të katërt në zgjedhjet e ardhshme lokale, vitin tjetër. Duke u ndalur te turizmi, ai theksoi se këtë sezon pritet një bum në qytetin e Durrësit, pasi janë prenotuar të gjitha hotelet, ndërsa do të ketë shumë turitë nga vendet Skandinave.

Hotelet janë të rezervuara. Ka nisur puna që në qershor. Ky sezon do të jetë më i madhi. Ky vit është 90 ditë me kapacitet të plotë, hotelet janë rezervuar, këtë vit kemi shumë turistë edhe nga vendet Skandinave, përveç tradicionalëve nga Ballkani. Ne kemi 3 mijë dhoma dhe të gjitha janë të zëna me paketa deri në fund të gushtit.

Vangjush Dako
Por pavarësisht projekteve që sipas Dakos janë realizuar në Durrës, opozita vijon që ta sulmojë. Kryetari i PD, Lulzim Basha la lëshuar akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të qytetit bregdetar, madje përfunduan edhe në gjyq. Megjithatë, për Dakon të gjitha kanë vetëm një arsye, faktin që sipas tij, Durrësi në një hark kohor prej 10-12 vitesh nga bastion i PD u kthye në të Partisë Socialiste.

Është shumë e thjeshtë arsyeja për t?u kuptuar arsyet që Basha sulmon. Në 2005 në Durrës PD mori 8 deputetë, kundrejt zero të PS, në 2009 mori 7, ndërsa zgjedhjet që kaloi mori 4 deputetë. Kjo tregon që PD në Durrës, nga një vend bastion që e kishte PD, sepse është qyteti i djathtë më i madh në vend, pra ia kalon edhe Shkodrës po ta kapim me vitet 1991 për votat, sot është katandisur në një parti që ka 4 deputetë nga 14, 25%. Kjo e ka alarmuar PD, që nga një qytet bastion, sot të kthehet në bastion të PS në harkun e 10 viteve, kjo e ka bërë që të jetë agresiv nga Dakos duke shpifur dhe trilluar për të më nxjerrë jashtë loje dhe që të mos jem udhëheqës politik për qarkun e Durrësit për të ndryshuar raporti i votave. E kam hedhur në gjyq për shpifjet, Shkalla e Parë në Tiranë nuk e pranoi kërkesën time se personalitetet mund të thonë edhe një fjalë më tepër duke iu referuar Gjykatës ndërkombëtarë të të Drejtave të Njeriut, ku politikanët mund të shpifin dhe nuk penalizohen, ky ishte argumenti i gjyqtares. Nuk kishte asnjë provë, që Dako ka një proces penal apo... gjyqtarja mbrojti përmes këtij arsyetimi që ?politikanët e rëndësishëm mund të thonë ç?të duan dhe nuk mund të penalizohen?.

Vangjush Dako

Recommended