Ora News - Vettingu, Bashkim Dedja me deklarime konfuze, dyshime për pasurinë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja i është nënshtruar sot procesit të vettingut. Në seancën dëgjimore, të zhvilluar nga KPK , relatorja e çështjes Xhensila Pine thotë se kreu i Gjykatës Kushtetuese ka bërë deklarime konfuze në dy deklarata noteriale.

"Bashkim Dedja ka në pronësi një apartament banimi 146 m2, garazh me vlerë 118 mijë euro. Bashkim Dedja ka deklaruar njëherë që 25 mijë euro ia ka marrë kunatit, pastaj babait të kunatit. Ka dyshime dhe për 15 mijë euro hua që i ka marrë vëllait", është shprehur relatorja.

Po ashtu nga dokumentacioni i dorëzuar rezultojnë mangësi në pasurinë e Bashkim Dedës.

"Vëllai i Bashkim Dedes, në kohën kur i ka dhënë 15 mijë euro borxh, i ka blerë dhe një apartament 40 mijë euro.

Ka probleme edhe me një apartament tjetër në Tiranë, të blerë në 1997 me vëllain e tij. Bashkim Dedja ka ndryshuar deklarimet për apartamentin e blerë në 1997"

Vetë subjekti rivlerësues nuk është i pranishëm por mbrohet nga avokati i tij, Maksim Haxhia, i cili ka sqaruar burimin e të ardhurave, që sipas tij i kanë ardhur nga remitancat dhe nga aktiviteti i vëllait të tij, që merret me blektori dhe bujqësi.

Maks Haxhia: Nuk ka dy deklarata të ndyrshme, por ka dy deklarata që janë bazuar në të dhëna shtesë. Dmth e parë në ato të dhëna që ishin mbledhur fillimisht më pas kërkuan të dhëna më të detajuara dhe prova për burimin e parave të të vëllait i cili është emigrant prej 26 vjet. Kështu që konfirmojnë se këto burime janë të pastra dhe të mbuluara nga vëllai i vet që ai kishte vëllai i vet që e ka ndihmuar në blerjen e këtij apartamenti.

Sa i përket apartamentit në plazh, i cili është blerë nga vëllai i tij që ka të ardhura të konsiderueshme nga aktiviteti në fushën e blektorisë, bletarisë dhe pemtarisë dhe duke qenë se Bashkim Dedja ka qenë me punë në Durrës i paguante energjinë elektrike, ujin dhe administrimin. Gjë që ai nuk mund të vinte nga fshati, ne ketë ia bëjmë një komshiut. Këto nuk të japin të drejtën e pronësisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vettingu-ne-site-edhe-kreu-i-gjykates-kushtetuese
Recommended