Ora News - Opozita në Këshillin Bashkiak bojkoton mbledhjen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita në këshillin bashkiak të Tiranës, bojkotoi mbledhjen duke e quajtur atë të pavlefshme për shkak të 6 antarëve me mandate "nul". Ndërkohë mazhoranca miratoi e vetme një sërë projektesh për Tiranën ndërsa Veliaj iu përgjigj kritikëve se ka paguar 0 lekë për koncertet e Ermal Metës dhe Rita Orës.

Partia Demokratike dhe LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ndoqën të njëjtën strategji edhe në këtë mbledhje: bojkot për paligjshmërinë e vendimeve pasi 6 antarët kanë mandate ta pavlefshme....

Krytari i Bashkisë u shpreh i keqardhur për këtë qëndrim të antarëve të opozitës.

Mazhoranca miratoi e vetme një sërë vendimesh; e para taksa e pronës, që është 100 lekë në muaj nuk do të mblidhet derisa qeveria të përcaktojë agjentin përfundimatar; pra përfshirjen e saj në faturën e OSHEE ose jo.

Në lidhje me debatet për mënyrën si u shpenzuan miliona euro për koncertin e Rita Orës dhe Ermal Metës në Tiranë, Veliaj i sfidoi skeptikët deri në dorëheqje.

Indeksim pagash do të ketë për edukatoret.

Në lidhje me turizimin Bashkia e Tiranës raporton për 300 mijë turistë në 4 muaj. Pritshmëritë janë që gjatë sezonit, kryeqyteti të vizitohet nga 1 mln turistë aq sa është numri i banorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/opozita-ne-keshillin-bashkiak-bojkoton-mbledhjen

Recommended