Report TV - Shkon të grabisë banesën me kallashnikov, policia i ngre kurth 33-vjeçarit në Shkodër

  • 6 years ago
Policia e Shkodrës i ka ngritur kurth një grabitësi serial. Në prangat e policisë ka rënë 33-vjeçari, Sokol Dedaj, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, i cili u arrestua në kuadër të operacionit policor "Long Wait". Ai njihej si problematik në zonë dhe i dyshuar për një seri grabitjesh. Pasi është mbajtur në monitorim nga forcat e rendit, 33-vjeçarit i është ngritur kurth nga policia teksa shkon të grabisë një banesë. 

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në tentativë për të vjedhur me armë zjarri banesën në pronësi të shtetases T. V. 63 vjeçe, në Dajç Bregu i Bunës, Shkodër. Në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një krëhër me fishekë.

Recommended