Volejbolli shqiptar ka marrë flamurin e suksesit të sportit në këto ditë të para të qershorit, sidomos pas humbjeve të turpshme të ekipit kombëtar të futbollit.
Sidomos paraqitja e fundit e vajzave kuqezi në Austri, ku bënë një përmbysje spektakolare, ka rikthyer edhe njëherë nostalgjikët e volejbollit shqiptar kur duartrokisnin Ela Tasen me shoqe.
Kombëtarja e volejbollit të femrave, për herë të parë ka kaluar grupin e Ligës së Europës, ndërsa edhe meshkuj kanë bërë paraqitje të mirë. Presidenti i federatës së volejbollit, Erlind Pëllumbi, në një intervistë për Report Tv, tregon se si me buxhet minimal, arriti për 2 vjet suksesin historik.
Është një punë, do të thoja, në vazhdim, që sjellin edhe këto rezultate. Të luash volejboll, nuk është se fillon me 2 muaj, 1 vit apo 2 vjet. Është një punë e vazhduar dhe e konsoliduar, që kanë sjellë këto rezultate, të cilat ne i kemi kërkuar tashmë prej 3 vitesh. Kur është me përmbysje, zakonisht në volejboll është akoma më e vlefshme fitorja.