Ora News - Testohen maturantët, 37 mijë maturantë zhvilluan provimin e Gjuhës së Huaj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mes emocioneve rreth 37 mijë maturantë në të gjithë vendin testuan të hënën njohuritë në provimin e gjuhës së huaj. Provimi që u zhvillua në 206 gjimnaze nisi në orën 10, ndërsa jo pa emocione ishin familjarët e tyre të cilët i shoqëruan maturantët te dera e shkollës dhe pritën aty deri në përfundim.
"Kam një emocion të paparë tani".
Administratorët ishin ata që u kujdesën për mbarvajtjen e provimit që në disa shkolla u zhvillua vetëm në klasa e në disa të tjera në ambiente më të mëdha si palestrat apo korridore.
Teuta Dobi, Drejtore e Gjimnazit 'Sami Frashëri': Administratorët që janë këtu janë të zgjeddur me anë të një shorti nga Drejtoria Arsimore.Brenda shkollës në orën 10:00 që fillon provimi, gjithë personeli i shkollës largohet dhe nuk ka asnjë të shkollës.E merr në dorë shkollën përgjegjësi i provimit dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit. Janë Albert Dervishi, 43 administratorë për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe 9 përgjegjësa kati. Janë dhe 10 sekretues.
Ndërsa jashtë ambienteve të shkollës ishin ne dispozicion efektivët e policisë. Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Albert Dervishi, tha se ishin në gatishmëri 560 punonjës policie.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sot-provimi-i-pare-i-matures-shteterore-suksese-te-gjithe-maturanteve

Recommended