Ora News - Ambulantët i zënë derën, Fran Frrokaj: Brenda javës u jap lejen për të shitur në Shëngjin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Njerëzit kanë halle, kanë fëmijë me mbajt, janë pa bukë".

Sezoni i verës shihet si një mundësi e artë për tregtarët ambulantë të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në plazhin e Shëngjinit.

Por këtë vit ata nuk janë lejuar nga policia bashkiake dhe kjo ka qenë arsyeja që protestuan para bashkisë së Lezhës.

"Nuk na japin të drejtën me shit, sa dalim me shit atje vjen polici bashkiak".

"Nuk dua si të tjerët pa rregulla, kam qenë këtu para 5 viteve me rregulla. Dua të jem me rregulla dhe jo të më thotë mua, je jabanxhi".

Tensionimi i situatës në dyert e bashkisë ka detyruar kryetarin Fran Frrokaj që të sqarojë qytetarët.

Ai u premtoi se brenda kësaj jave ata do të pajisen me leje dhe do të fillojnë punë normalisht.

Fran Frrokaj: Keni për të dalë kur t'ju them unë. Jo tek gurët. Do të dilni në shëtitore në momentin që do tu them unë zyrtarisht. Por ka një gjë, nëse për 5 minuta është dikush këtu nuk merrem më me ju. Tregohuni serioz dhe mos hajdeni kështu si në geto.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambulantet-i-zene-deren-fran-frrokaj-brenda-javes-u-jap-lejen-te-shitur-ne-shengjin