Report TV - Kryeministri bullgar: 3 vende skeptike për negociatat, të çelen me kusht

  • 6 years ago
Bullgaria e cila mban presidencën e radhës në Bashkimin Evropian, propozon që Shqipërisë t?i hapen negociatat, por me kusht, në mënyrë që të reflektohet edhe shqetësimi i 3 vendeve skeptike. Deklarata u bë nga kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, i cili u takua me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Kemi akoma dy tre shtete që janë ende skeptike me Shqipërinë, por shumica e vendeve të BE-së mendojnë, që edhe pse me kusht, Shqipëri duhet t?i jepet një datë dhe një rrugë për hapjen e negociatave. Duhen përpjekje të mëdha për të bindur deri në qershor vendet e tjera.

Boyko Borissov Kryeministër i Bullgarisë
Por kreu i qeverisë bullgare bëri edhe një tjetër propozim surprizë, që nuk mundi të shtjellohej më tej, sepse të dy kryeministrat nuk pranuan pyetje nga gazetarët vendas apo të huaj.

Në Shqipëri të bëhet një qendër koordinimi për të gjithë luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit. Propozova që çdo njëri prej shteteve që merr pjesë, të dërgojmë një oficer për ndërlidhje që të krijojmë një shtab më të organizuar për luftën e përbashkët.

Boyko Borissov Kryeministër i Bullgarisë

Recommended