Ra në shpellën e Pëllumbasit, nxirret pas 15 ditësh trupi i pajetë i 20-vjeçarit Xhorxho Seferi

  • 6 years ago
Polumbarët e RENEA-s kanë nxjerrë pas dy javësh nga ujërat e Erzenit, trupin e pajetë të 20-vjeçarit Xhorxho Seferi i cili ra në humnerën e shpellës së Pëllumbasit, në periferi të Tiranës. Ai është gjetur rreth 1 kilometër larg nga vendi ku ra nga lartësia. Ishte e diela e 19 majit kur dy të rinjtë Xhorxho Seferi dhe Fabio Dukagjini kishin vendosur të kalonin fundjavën në Pëllumbas. Por teksa po ngjisnin shkëmbin e thepisur, ata rrëshqasin dhe bien në humnerë.

Nga thellësia e kanionit disa orë më pas, polumbarët arritën të nxjerrin të gjallë, Fabio Dukagjinin, i cili kishte marrë lëndime në trup, ndërsa për Xhorxho Seferin nuk kishte asnjë gjurmë.

Kërkimet nuk u ndërprenë që nga dita e parë për gjetjen e 20-vjeçarit, por çdo ditë dy Polumbarë të RENEA-s dhe disa punonjës Policie të Farkës kanë krehur shtratin e Lumit. Rreth 1 km më poshtë vendit ku dyshohej se ishte mbytur, Polumbarët e Reneas vendosën një rrjetë pritëse me qëllim pengimin e trupit për të mos e marrë rrjedha e lumit.

Recommended