Report Tv - Siguria në plazhe, Lasku: Bashkitë dhe bizneset shkelin ligjin, duhen 3500 vrojtues

  • 6 years ago
Ende pa filluar zyrtarisht sezoni turistik sot u shënua viktima e parë në Gjirin e Lalzit, ku u mbyt një i ri, teksa po lahej në det. Në këtë zonë të vijës bregdetare kulla ekziston, por vrojtues ende nuk ka, pasi ai punësohet në momentin kur sezoni fillon zyrtarisht. Për të folur për sigurinë në plazhe i ftuar në studion e Report Tv ishte Gent Lasku, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Vrojtuesve të Plazhit. Ai u shpreh se bashkitë janë shumë neglizhente, ndërsa theksoi dy prej tyre atë të Durrësit dhe Kavajës që sipas tij janë më indiferentet. Sekretari i Përgjithshëm deklaroi se në të gjithë vijën bregdetare janë 3500 biznese, por të certifikuar janë vetëm 72 vrojtues dhe pjesa tjetër nuk kanë, ndërsa bizneset nuk i përgjigjen thirrjes.

Recommended