Ora News - Shkopeti, liqeni dhe natyra që ftojnë turistët për ta vizituar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkopeti është një ndër ato burkuritë natyrore që duhet të vizitohen patjetër nga turistët. Sipërmarrësit kanë idetë se si ta kthejnë këtë liqen në një vend ku zhvillohen pasione si peshkimi apo gara me kanoe, por kërkojnë mbështetetje për të zbatuar planin e tyre. Vitet e fundit, dëshmojnë ata, fauna dhe flora rrezikojnë të zhdukeshin ndaj kërkojnë që autoritet të kthejnë sytë nga kjo bukuri e natyrës.

Vetëm një orë larg Tiranës, e gjelbërta e thellë në këtë pjesë të liqenit të Shkopetit dominion horizontin.

Ky, është i vetmi lokal, një biznes familjar i ngjashëm me një kullë por me komoditetin e kohërave moderne. Pronarët shprehen se ndertesa është në sintoni me kalanë e Skëndërbeut që ndodhet mbi shkëmbinj dhe nuk shquhet nga rruga.

Natyra është imponuese dhe e plotfuqishme. dy shkëmbinj të mëdhenj ngrihen në krahë tij, ndërsa liqeni nga të gjitha anët rrethohet nga gjelbërimi.

Dikur i kalueshëm përmes kësaj ure të ndërtuar nga një arkitekt rus, sot liqenin mund ta përshkosh në të gjithë gjatësinë e tij vetëm me mjete lundruese.

Ujëvarat edhe në lartësitë e mëdha gurgullojnë në fund të shtratit të liqenit, që për një vizitor të sapo mbërritur nuk kuptohet arsyeja përse nuk ka qenë më parë në këtë pikëtakim të bukurisë natyrore dhe njerëzve të përkushtuar për t'a ruajtur.

"Në rast se ruajmë faunën dhe florën, ky vend do të shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët e vendit dhe turistët e huaj."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkopeti-liqeni-dhe-natyra-qe-ftojne-turistet-ta-vizituar

Recommended