Ora News - Facebook parlament, seanca e 31 majit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Si rrallë herë, opozita qëndroi në Kuvend ndërsa mazhoranca në kushtet kur foltorja ishte e bllokuar votoi rendin e ditës dhe u largua. Opozita nuk lejoi diskutime duke e përqëndruar debatin vetëm tek akuzat ndaj qeverisë për lidhje me krimin. Kur televizionet nuk kishin sinjal, si mjet komunikimi me qytetarët deputetët përdorën facebook.

Opozita nuk lejoi të mbahej një seancë normale parlamentare duke bllokuar për më shumë se 3 herë foltoren e kuvendit.

Ruçi ndërpreu seancën e me ironi u shpreh: Mesaduket ju erdhi ora e facebook!

Fillimisht në Kuvend nuk ishte i pranishëm kryeministri, i cili erdhi në seancë kur duhej të votoheshin ligjet

Gjatë fjalës së tij Edi Paloka akuzoi maxhorancën se po e përdorin prokurorinë si letër higjienike dhe se opozita do vijojë të qëndrojë në këmbë deri në largimin e Edi Ramës.

Edi Paloka: Ka kohë që ky parlament nuk mblidhet më për interesat e hallet e qytetarëve, por vetëm për hallet e Ramës. Gjithë ditën është i angazhuar të mbrojë krimin që e ka rrethuar dhe po e mbyt. Ka 5 vjet në atë karrige dhe nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka mbrojtur interesat e krimit dhe personalet. Këto janë një palë interesa.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-bllokon-serish-foltoren-e-kuvendit

Recommended