Ora News - Basha: Aksioni opozitar do të vazhdojë. Rama barbar i korruptuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se aksioni opozitar do të vazhdojë. Nga selia blu ai tha se sot qytetarët i dhanë një mesazh të fortë qeverisë së krimit, siç e quajti ai.

Basha: Ju falenderoj për protestën tuaj popullore kombëtare dhe europiane. Për mesazhin e qartë dhe të prerë që populli i dha sot qeverisë të krimit dhe korrupsionit, Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës dhe lakejve të tyre pengesës së vetmë për Shqiërinë si gjithë Europa.

Beteja e sotme është pjesë e përpjekjes dhe aksionit popullor që do të vazhdojë pa rreshtuar deri në çlirimin e Shqipërisë nga qeveria më anti europiane në Europë. Derisa Shqipëria të realizojë aspiratën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa.

Sot shqiptarët folën, sot foli dhe Europa. Nuk ka bisedime për integrim me autokratët e lidhur me krimin, me pushtetarët e lidhur.

Ju jeni shqiptarët europianë, Edi Rama është një barbar i korruptuar. Ju protestuat si europiane kundër qeverisë së krimit që është pengesa kryesore për Shqipërinë europiane.

Qindra mijëra punonjës të policisë iu përmbajtën ligjit, por disa prej tyre ngritën dorën ndaj protestuesve dhe palgosën disa prej tyre duke përfshirë edhe kryeredaktorin e RD, gazetarin Blendi Kasmi. Përgjegjësinë për këtë e ka Edi Rama dhe Agron Fatmir Xhafaj të cilët do ti mbajnë përgjegjës për aktet e dhunës ndaj protestuesve. Asgjë nuk e ndal marshimin tonë për Shqipërinë drejt Europës. Orët e Ramës janë të numëruara.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-aksioni-opozitar-do-te-vazhdoje

Recommended