Vijon që të jetë i humbur prej 20 ditësh tregtari Fatjon Fejzillari. Ai ishte nisur nga Peqini për në Laç së bashku me shokun e tij Aleksandër Fadili. E ndërsa shoku i tij u arrestua dje nga policia në Laç, ende nuk dihet asgjë për fatin e Fatjon Fejzillarit. Report Tv ishte sot në banesën e tij në Peqin. Tezja e tregtarit Fetije Kanani dhe motra Mbaresa Sulejmani i bëjnë thirrje shtetit që të gjejë Fatjon Fejzillarin. Ata thonë se Fatjon Fejzillari kishte 2.6 mln lekë me vete në momentin që u nis për në Laç, ndërsa kanë dyshime se Aleksandër Fadili është i implikuar në zhdukjen e tij.
30-vjeçari Fadili ka qenë i pari që denoncoi më datë 30 Prill 2018, por policia e arrestoi se ka dyshime për përfshirjen e tij në zhdukjen e tregtarit. Fatjon Fejzillari e kishte marrë Aleksandër Fadilin si shofer, pasi nuk kishte patentë. Ndërsa tezja e të zhdukurit thotë se pas denoncimit ai erdhi edhe lau makinën në Peqin duke ngrtiur dyshime te forta.