Ora News - Provat e reja të ardhura nga Italia dhe Greqi për Saimir Tahirin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Redaktori i lajmeve në Ora News, Trashgim Sokolaj në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, ka shpjeguar provat e reja të ardhura nga Italia dhe Greqi ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pjesë nga deklarata:

Tare: A ka informacion të detajuar çfarë janë këto provat e reja?

Sokolaj: Janë materiale që Prokuroria shqiptare i ka marrë në Itali dhe Greqi. Në pjesën e Italisë, janë përgjime të reja të Moisi Habilajt me anëtarë të tjerë të grupit ku flet për disa bizhuteri dhe një kostum të një marke të njohur që thotë se i ka blerë për gruan e ish-ministrit dhe atë vet. Mes dëshmive të reja është edhe dëshmia e një tregtari rrobash në Romë, për të cilin Moisi Habilaj shprehet se kishte shkuar me gjithë Tahirin aty dhe kishte provuar kostumin. Tregtari i pyetur nga hetuesit e Guardia di Finanza thotë se nuk e njoh. Në dosje është administruar përgjimi për kostumin që nuk ishte në materialet e para. Provat e tjera janë disa hyrje dalje të gushtit 2014 të hyrje-daljeve të Saimir Tahirit në drejtim të Greqisë. Në një rast me udhëtim me skaf drejt Korfuzit dhe në një rast me zv/ministren e Brendshme, Gjebrea drejt ishullit grek Lefkata. Këtu është dëshmia e një personi, i cili tregon se udhëtimi i bërë me skaf në kthim është bërë me makinën që ia ka dhënë Artan Habilajt. Mendohet se gjatë qëndrimit në Greqi, Tahiri ka pasur dy takime me zt.Artan Habilaj. Në asnjë rresht të dosjes Tahiri nuk thuhet se Tahir është kapur me drogë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/provat-e-reja-te-ardhura-nga-italia-dhe-greqi-saimir-tahirin

Recommended