Ora News - PD publikon audio përgjimin: Agron Xhafaj vijon trafikun e drogës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike publikoi sot një audiopërgjim ku pretendohet se Agron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj bisedon dhe bën pazar me një person të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike.

Selia blu nuk bën të ditur KUR është realizuar përgjimi por thotë se personi X është bashkëpunëtor i drejtësisë dhe pretendon se pretendon se Agron Xhafaj po bisedon për trafik droge.

Ata takohen në një lokal që në Vlorë njihet si lokali i vëllait të ministrit.

Në një konferencë të jashtëzakonshme nga selia blu, PD publikoi përgjimin audio

Bëhet fjalë për dy përgjime audio:

I pari: Bisede telefonike ne makine, sipas PD, mes Agron Xhafajt dhe një bashkëpunëtori X, që sipas PD-se. është trafikant droge i cili ishte dënuar në Itali dhe pasi kishte kryer dënimin ishte kthyer në Shqipëri. Në video shkruhet se bashkëpunëtori la takim me Agron Xhafën në Vlorë, nëpërmjet nr të telefonit 0672014472.

Kemi të bëjmë vetëm me zërin e bashkëpunëtorit X ndërsa bashkëbiseduesit të dytë (qe PD pretendon se eshte Agron Xhafaj) nuk i dëgjohet zëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-publikon-pergjimin-audio-agron-xhafaj-vijon-trafikun-e-droges