Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy muaj pas arrestimit në Turqi të Met Kananit, të cilësuar nga media turke si "baroni i drogës" policia e shtetit njoftoi sot (11 maj 2018) shkatërrimin e grupit të strukturuar kriminal i cili akuzohet se ka trafikuar drejt vendeve të BE-së tonelata të tëra droge.

Në krye të grupit sipas policisë ishte Met Kanani, ndërsa janë arrestuar edhe 4 financuesit, 8 ndërmjetësuesit, transportuesit dhe magazinieri.

Në kuadër të këtij operacioni të koduar "Precizioni" të nisur në shtator 2017, janë arrestuar gjithsej 66 persona si dhe janë sekuestruar 8.4 ton drogë. Ndërsa sot u njoftua ekzekutimi i 13 urdhërarresteve në Shqipëri dhe 5 të tjerë.

Urdhërarrestet, që janë ekzetuar gjatë natës së të premtes duke u gdhirë e shtuna (11 maj) janë kryer në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër.

Ndërkohë disa pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave, ndodhen tashmë në burg në Maqedoni dhe në Turqi ku është i arrestuar dhe Met Kananin

Drejtori i Departamentit te Policise Kriminale Drejtues i Larte Eduart Merkaj dha detajet e këtij operacioni në një konferencë për shtyp së bashku me prokuroren e Krimeve te Renda, Elizabeta Imeraj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/goditet-grupi-i-trafikanteve-te-droges-disa-te-arrestuar

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended