Vendimi i qeverisë për ndalimin e qeseve plastike - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Te paktën 8 qese plastike ne dite fut ne shtëpi çdo familje për blerjet e ndryshme. Këto produkte te pariciklueshme janë një nga ndotësit me te mëdhenj te mjedisit.



Sipas një studimi çdo muaj përdoren 100 ton qese te tilla ose 1200 ton ne vit. Nga landfillet ato përfundojnë ne lumenj e me pas ne det. Por ne muajin korrik, qeset e vogla qe janë me shumice ne tregje,do te hiqen nga qarkullimi. Zv/ministrja e mjedisit Ornela Cuci sqaron për Vizion Plus vendimin e qeverise qe hyn pas dy muajsh ne fuqi.



Por nga ana tjetër do te vijoje prodhimi e përdorimi i qeseve plastike me ngjyre, higjeno-sanitare te cila janë te riciklueshme si dhe atyre qe pas disa muajsh shpërbehen ne toke. Ministria përforcon qëndrimin e penaliteteve te forta për subjekte qe nuk zbatojnë vendimin.



Dy muaj para hyrjes ne fuqi ministria do ndërmarrë fushata ndërgjegjësuese, ne mënyrë qe banoret te shmangin sa me shume përdorimin e qeseve plastike.

Recommended