Ora News - Laboratori i drogës në Fier, flasin punëtorët: Po ndërtonim pulari!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Po ndërtojmë një pulari, dhe jo laborator droge?! Me këtë dëshmi i kanë pritur punonjësit e magazinës së Vladimir Çilotajt, forcat e Policisë që të enjten njoftuan se kishin zbuluar një laborator hashashi ende në ndërtim. Në pronën e 50 vjeçarit tashmë në kërkim, ndërkohë mbarështrohen bagëti, që sipas dyshimeve është tentuar të përdoret për mbulim të veprimtarisë së paligjshme. Policia ndërkohë po punon për arrestimin e Çilotajt dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përshirë në tentativën e kultivimit të kanabis sativës në laboratorin që po ndërtohej.

Kur forcat e anti drogës ndërhynë në magazinën në pronësi të Vladimir Çilotajt në fshatin Mbrostar të Fierit, me dyshimin e fortë se aty ishte një laborator kanabisi, familjarët dhe punonjësit e 50 vjeçarit u thanë se po ndërtojnë një pulari.

Në të njejtën godinë në fakt mbarështroheshin edhe bagëti, dhe ky fakt është tentuar të përdorej sipas policisë për të fshehur laboratorin e dyshuar që ishte ende në ndërtim.

Por Policia kishte informacion për veprimtarinë e paligjshme, të përforcuar edhe pas sekuestrimit ditën e hënë të një gomoneje të fuqishme në bregdetin e Semanit.

Baza ushqimore ishte përdorur për të krijuar një mburojë të asaj që po ndërtohej brenda magazinës në një sipërfaqe prej afro 300 metrash .

Brenda u gjet një sistem ndriçimi me prozhektorë të fuqishëm që sipas Policisë dyshohet se do ta kthenin këtë ambient në një serë hashashi.

Vladimir Çilotaj u shpall menjëherë në kërkim, por edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë, nga 50 vjeçari nuk ka asnjë informacion.

Materialet janë sekuestruar të gjitha, ndërsa puna e policisë është përqëndruar në identifikimin e pronarit të skafit 12 metra të gjatë dhe personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme.

Çilotaj është emër i njohur për Policinë e Fierit, pasi në janar 2011, ai u arrestua së bashku me ish-shefin e Komisariatit të Policisë në Patos të Fierit, Gerjan Kondi pasi u akuzuan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të vazhdueshme realizonin vjedhje të karburanteve të llojit naftë bruto, në pronësi të Albpetrol-sha Fier.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/laboratori-i-droges-ne-fier-flasin-punetoret-po-ndertonim-pulari

Recommended