Ora News - Fier, grabitja e çiftit, flasin të moshuarit: Theu xhamin, na kërkoi lekët me sopatë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Athina e Vangjel Prifti ishin në gjumë kur Pajtim Dhana u shkoi në shtëpi dhe i terrorizoi e grabiti në kërcënimin e kësaj sopatë.

47 vjeçari u fut nga dera kryesore e shtëpisë, pasi theu xhamin.

?Rreth orës 11 na trokitën në derë. Erdhi nga para me një sopatë. Theu xhamin dhe hapi derën.?

Paratë ka qenë fjala e vetme me të cilën i është drejtuar të moshuarve para të cilëve doli i pa maskuar por kërcënues.

?Më mori lekët, unë ia dhashë. Ishte i vetëm. E dëgjoi e gjithë lagja.?

Pasi u mori 30 mijë lekët që çifti Prifti thotë se kishin kursyer për drutë e dimrit 47 vjeçari Pajtim Dhana ishte fshehur në një tjetër shtëpi, aty ku u gjet e arrestua nga Policia.

?Ai tha paratë, bërtiste dhe ky shkoi i mori paratë.?

Njeriu që i kërcënoi e grabiti me dhunë jeton vetëm disa metra larg çiftit të moshuar, sipas të cilëve kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu.

?Një javë ka që ka dalë nga burgu, kështu ka qenë ai.?

Pajtim Dhana në ditët të vijim pritet të dalë para drejtësisë për tu përballur me dy akuzat e ngritura ndaj tij për grabitjen e dhunshme të fqinjve të moshuar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/fier-grabitja-e-ciftit-flasin-te-moshuarit-theu-xhamin-na-kerkoi-leket-me-sopate/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category

📺
TV

Recommended