"Xhafaj dhe Hajdarmataj", Basha mbledh aleatët për të rakorduar aksionin politik

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nisur nga zhvillimet e fundit, kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur në një mbledhje urgjente në selinë blu të gjithë aleatët e tij që janë pjesë e parlamentit, përfshirë LSI, për të rakorduar aksionin e tyre politik.

Kjo e fundit nuk përfaqësohet nga Kryemadhi për arsye se ndodhet jashtë vendit por nga kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili dhe Luan Rama.

Dy çështjet kryesore për diskutim janë dosja që PD publikoi ditën e sotme për vëllain e Ministrit të Brendshëm dhe shkarkimi i kryeprokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

Basha nënvizoi se ky zhvillim lidhet me dosjen Tahiri, që sipas tij po tentohet të mbyllet si çështje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhafaj-dhe-hajdarmataj-basha-mbledh-aleatet-te-rakorduar-aksionin-politik

Recommended