Ora News - "Tough love", Rama: Në SHBA do kishim hyrë më lehtë se në BE. Nuk duhej të bindim 27 koka

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të treguar vështirësinë e procesit për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian kryeministri Edi Rama tha këtë batutë: Mbase, po të kishte negociata për tu bërë pjesë e SHBA nuk e di mund të kishte qenë më e lehtë mbase, sepse nuk do të duhej të bindim 27 koka.

Megjithatë kryeministri është i bindur se kjo është e duhura.

"Nuk ka diskutim ky është projekti më pozitiv i imagjinueshëm për të cilin ia vlen çdo sakrificë çdo përpjekje dhe i gjithë durimi për të dëgjuar edhe më të fundit fare që bëhet personazh e zë i ekranit e lajmeve të para në Shqipëri ndërkohë që në vendin event nuk i bie hera kurrë të dalë në lajme."

"Nuk ka Komision më mostruoz sesa KE. Një grup faktmbledhësh vijnë në mëngjes e ikin pasdite. Më takojnë mua, ca deputetë, dhe mikun tim të shtrenjtë me të cilin na bashkon në rrugë të ndryshme dashuria për Holandën dhe largohen dhe mbledhin fakte. Çfarë lloj faktesh mund të mblidhen brenda gjysmë dite, ndërkohë KE është një ushtri ekspertësh dhe burokratësh të panumërt që hanë e pijnë fakte, dëgjojnë e flasin vetëm fakte"

"Tough love"

Shpresoj që kjo të mos kthehet në trashëgimi kulturore të BE. Shpresoj që BE këtë lloj praktike nuk do ta përfshijë në praktikat e mira të trashëgimisë së tij kulturore

Me BE është "tough love"... të paktën kur kemi festën ti themi gjërat pa dorashka..

Sepse në fund të fundit duhet të bashkohemi me të gjitha të vërtetat tona.

Duke e bërë atë që na kanë bërë duke nxjerrë ujë të zi për të gjithë ato prioritetet sinqerisht na kanë dhënë ndihmën më të madhe që mund të na jepej

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-ne-shba-do-kishim-hyre-me-lehte-se-nuk-duhej-te-bindim-27-koka

Recommended