Report Tv - Homazhet për Dëshmorët, përleshen mbështetësit e PD dhe nostalgjikët e Enverit
  • 6 years ago
Përplasje fizike mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe nostalgjikëve të diktatorit Enver Hoxha gjatë homazheve për Ditën e Dëshmorëve pranë monumentit "Nënë Shqipëri".

Incidenti ndodhi në momentin kur komunistët po largoheshin nga homazhet, ndërsa në rrugë janë ndeshur me simpatizantët e PD, mes tyre anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD). Këta të fundit i kanë shtyrë dhe goditur komunistët, duke iu marrë nga duart edhe pankartat e simbolet e tjera komunise.

Në këtë moment nisën edhe përleshjet fizike mes mbështetësve të PD dhe nostalgjikëve. Bie në sy ish-deputeti demokrat Ndriçim Babasi i cili godet një prej nostalgjikëve të Enverit i cili pas disa sekondash u pa i gjakosur në kokë.
Recommended