Report TV - Fier, Baçi mbledh militantët e PD për në Tiranë: PS merr fëmijët për fushatë!
  • 5 years ago
Kreu i PD në Fier, Luan Baçi i cili kryeson militantët të cilët po nisen drejt Tiranës tha në nisje të grumbullimeve se Rama po shkon me kokëfortësinë e tij drejt 30 qershorit por këtë nuk do ta lejojnë as socialistët e ndershëm. Ndërsa për protestën e sotme ai deklaroi se për atë do të vendosë sovrani.

Baçi tha se PS merr për fushatë administratën, ndërsa vetë ai qëndron në krye të grumbullimit të personave të cilët po nisen drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita.

"Që nga dita e parë e protestave kemi kërkuar largimin e Ramës. Rama me kokëfortësinë t ij po shkon drejt 30 qershorit. Por po bën gabim të rëndë sepse edhe socialistët e ndershëm nuk do ta lejojnë këtë 30 qershor. Kjo është një fushatë jo e denjë. Kandidati për kryetar bashkie në Fier i merr me vete të gjithë fëmijët e shkollave për fushatë. Nuk do ketë zgjedhje. Nuk ka direktiva për protestën e sotme, vendos sovrani. Basha tha se PD dhe opozita i kanë protestat paqësore dhe të qëndrueshme", tha Luan Baçi.
Recommended