Ora News - “Makinat e ëndrrave”, Mektrin Motors inaguron showroomin e ri të automjeteve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përmes një showroomi të standarteve europiane, Mektrin Motors prezantoi galerinë më të re të ekspozimit të makinave. Të ftuarit patën mundësinë të shijonin spektaklin që ofronin automjetet ?Jaguar? ?Land Rover? dhe ?Volvo?. Presidenti Edmond Shahini tha se kompania e tij është një pikë referimi.

Makinat e ëndrrave u ekspozuan në showroomin më të ri nga kompania prestigjoze Mektrin Motoros, në autostradën Tiranë-Durrës.

Në prani të personazheve të shumtë të ftuar u ekspozuan modelet më të reja të markave të mirënjohura ?Jaguar?, ?Land Rover? dhe ?Volvo?.

Presidenti i Mektrin Motors, Edmond Shahini, pasi falenderoi të ftuarit, tha se kompania që drejton tashmë është një pikë referimi në indrustrinë e makinave.

Ndërsa Menaxheri i Përgjithshëm i ?Jaguar? dhe ?Land Rover?, Marco Santuçi shfaqi besim për bashkëpunimin me Mektrin Motors.

Më tej, pjesmarrësit patën mundësinë që të shikonin nga afër modelet e fjalës së fundit të makinave nga markat më të njohura.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/makinat-e-endrrave-mektrin-motors-inaguron-showroomin-e-ri-te-automjeteve

Recommended