Rudina/ Flet politikani Fidel Ylli tregon si humbi 30 kilograme (03.05.2018)

  • 6 years ago
Ai është një personazh që ka spikatur në Shqipëri në disa sfera. Në sport, ku sot mban titullin ?Mjeshtër i Sportit?, në biznes, por dhe në polikë.
Fidel Ylli, fillimet e tij i ka patur në sportin e Mundjes, më pas do të ndodhte kalimi në biznes dhe më pas në politikë, ku sot ai është deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit. Ai ishte sot i ftuari i radhës në studion e ?Rudina? në Tv Klan për të folur jo vëtëm për profesionin dhe arritjet e tij, por edhe për familjen dhe jetën private. Në daljet e fundit të tij është vënë re një rëne drastike nga pesha dhe vetë deputeti sqaroi në detaje se përse ndërmori këtë hap. Ai tregoi se para 10 muajsh peshonte 110 kilogramë, por sot është 30 kile më pak.
?Në korrik bëj një vit që kam nisur aktivitetin fizik, kam 10 muaj që merrem me sport. Pasi mbarova fushatën e qershorit, bëra një takim në Durrës me të gjithë njerëzit e sportit. Unë kam shumë shokë atje dhe i mblodha një ditë bashkë me kryetarin e bashkisë jashtë stadiumit dhe m?u neverit vetja. Ishte qershor, temperatura ishte 35 gradë dhe unë isha veshur me një xhup, mbuloja barkun dhe më vinte zor nga vetja dhe thash: Unë t?iu flas këtyre për cilësinë e jetës? Unë jam bërë vetë ku thërret qameti.
Kam qenë maksimumi 85 kile. E pashë veten në një gjendje që s?di të them dhe thash: Unë të gjitha i kam, familjen e kam, punët i kam shumë mirë, unë s?po gëzoj asgjë, unë s?merja dot frymë dhe kundërshtar më të madh në jetë kam veten time. Mora një vendim drastik për të ndryshuar cilësinë e jetës time. Jo vetëm sporti, por ushqimi dhe regjimi janë baza. Unë në 10 e gjysmë jam në gjumë dhe në 6-të të mëngjesit dal për aktivitet fizik nga Liqeni i Tiranës. Në darkë ha shum pak, ndonjë frut, shikoj ndonjë emision sportiv dhe bie të fle. Ky regjim filloi edhe me nxitjen e bashkëshortes time. Unë dikur merrja një grusht ilaçe, sot nuk përdor asgjë?, tha Ylli.

Recommended