Ora News - "Tërmet" në Drejtësi, Gjonaj kërkon shkarkimin e 4 gjyqtarëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar në KLD shkarkimin e katër gjyqtarëve dhe nisjen e inspektimit për relatorin e çështjes Veliera në Durrës, për shkak të vonesës në zbardhjen e vendimit.

Mbledhja e radhës e KLD është parashikuar të mbahet më 7 maj dhe në rendin e ditës, janë vendosur shqyrtimet e kërkesave për masë disiplinore me shkarkim ndaj gjyqtarit të Durrësit Petraq Curri, gjyqtarit të Fierit Ergys Selmani, gjyqtarit të Shkodrës Ahmet Jangulli dhe gjyqtarit të Vlorës Ken Dhima.

Kërkesat e ministres së drejtësisë kanë pasur si shkak shkeljet e gjetura në punë e gjyqtarëve dhe pritet të shqyrtohen në Këshillin e Lartë të Drejtësisë në mbledhjen e parashikuar për në datën 7 maj.

Ndërkohë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se do të kërkojë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë inspektimin e punës së Ergys Gashit, relatorit të trupit gjykues që shqyrtoi çështjen Veliera në gjykatën administrative Durrësit. Në një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu mbi Reformën në drejtësi, ministrja etilda gjonaj theksoi se cështja po ndiqet me seriozitet ndërsa shtoi se ankesa për rastin kishte ardhur nga Kryetari i bashkisë Durrës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/termet-ne-drejtesi-gjonaj-kerkon-shkarkimin-e-4-gjyqtareve

Recommended