Ora News - Eksportuesit paralajmërojnë: Ekonomia shqiptare pranë krizës së thellë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shvlerësimi i euros do të sjellë dëme të mëdha në ekonominë shqiptare. Kështu u shpreh Presidenti i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi. Në një lidhje direkte për Ora News Zusi tha se nëse nuk merren masa ekonomia shqiptare do të futet në krizën ekonomike më të thellë pas asaj të vitit 2010.

Ai solli 6 raste në sektorë të ndryshme, ku si pasojë e rënies së euros kanë shkuar në humbje.

Alban Zusi: Ndoshta ekonomia shqiptare do të futet në krizën ekonomike më të thellë pas asaj të vitit 2010. Unë mendoj që të gjitha mediat duhet të sensibilizojë në mënyrë që qeveria të fillojë të reagojë. Deri tani nuk ka asnjë lloj reagimi, as nga qeveria dhe as nga Banka e Shqipërisë për çfarë po ndodh nga qeveria shqiptare.

Nga sketori i materialeve të ndërtimit pritshmëria është që brenda një muaj 7-8 fabrikat kryesore të prodhimeve të materialeve të ndërtimit të mbyllen fare. Pra 3.5 mln euro eksporte në vit nga ky sektor të shkojë në zero.

Nga sektori i fruta perimeve vetëm një operator raportoi 300 mln lekë më pak në ekonomi.

Në sektorin e fasonëve një eksportues raportoi 5-9 mijë euro më pak në muaj të ardhura të cilat po përballohen nga vetë bizneset por që në fund do reflektohen në mungesë të investomeve sepse cmimet nuk pranon njeri ti rrisë.

Në sektorin e qumshtit nuk raportohet ende rënie e çmimeve, por raportohet një rritje e ndjeshme e operatorëve të huaj në treg e cila më vonë do të shoqërohet me shtytje nga tregu të prodhimi vendas

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/alban-zusi-ekonomia-shqiptare-do-te-futet-ne-krizen-me-te-thelle

Recommended