Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fake News është termi i ditës në një botë ku gënjeshtra dhe e vërteta ngatërrohen shpesh dhe sfida kryesore e gazetarëve është të ruajnë vërtetësinë e lajmit të tyre. Në konferencën e organizuar mbi këtë temë, drejtuesi i emisionit "Debati në Channel One", Roland Qafoku tha se kjo betejë është e fitueshme duke ruajtur profesionalizmin.

Në kohën kur kërcënimi më i madh i medias është termi fake news, sfida është që gazetarët të ruajnë profesionalizmin dhe vërtetësinë e lajmit të tyre.

Në një konferencë të mbajtur në librarinë 'Tirana Times', drejtuesi i programit "Debati në Channel One", Roland Qafoku, tha se mposhtja e fake neës është e mundur duke ruajtur profesionalizmin e detyrës së gazetarit.

Qafoku: Jam i bindur që kjo arrihet duke qenë korrekt me profesionin. Çdo gazetar është vetë spiker, vetë editor, vetë kryeredaktor, vetë pronar, vetë botues. Unë jam media ime. Unë e urrej atë terminologjinë që doli njëherë, gazetaria qytetare. Nuk ka gazetari qytetare, as gazetari tajvaneze, as gazetari amerikane, as gazetari shqiptare. Ka vetëm një gazetari, gazetaria profesioniste.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/si-te-mposhtim-fake-news

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended