Arrestimi i anëtarëve të FRPD Shkodër, Voltana Ademi dhe deputetë të PD shkojnë të Komisariati

  • 6 years ago
Pesë ditë pas protestës të zhvilluar përpara Gjykatës së Apelit në Shkodër, për lirimin e 11 kuksianëve, policia ka shoqëruar tre anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, mes tyre edhe kreun e këtij forumi.

Në komisariatin e Shkodrës janë shoqëruar sot 3 të rinjtë Arvit Bushati, Besjan Zaja dhe Ergys Ivziku. Arvit Bushati është kryetari i FRPD-së në Shkodrër. Ata protestuan pak ditë më parë përballë godinës së Gjykatës së Apelit në Shkodër, për lirimin e 11 kuksianëve, të cilët ishin në pritje të vendimit të trupës, pasi Gjykata e Tiranës vendosi për ta ?arrest me burg?.
Pas shoqërimit nga policia të tre përfaqësuesve të FRPD, pranë Drejtorisë së Policisë kanë mbërritur dy deputetë të PD, Bardh Spahia dhe Izmira Ulqinaku si dhe kryebashkiakja Voltana Ademi. Tre zyrtarët e PD kanë kërkuar lirimin e të ndaluarve.

Recommended